LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Që nga mosvotimi im për Qeverinë Hoti nuk kam pasur komunikim me krerët e partisë

Kadaj-Bujupi: Që nga mosvotimi im për Qeverinë Hoti nuk kam pasur komunikim me krerët e partisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë për Telegrafi.com, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe raportin e saj me subjektin që i takon dhe udhëheqësit e kësaj partie.

Mosvotimi i Qeverisë Hoti nga ana e saj, i ka kushtuar me “ngrirje” të raporteve me partinë të cilën i takon e udhëheqës i së cilës është Ramush Haradinaj.


Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se që nga mosvotimi i Qeverisë nuk ka pasur komunikim me krerët e partisë.

Kadaj-Bujupi: Një Qeveri e cila nuk mund ta bëjë shumicën e thjeshtë në Kuvend, është e kotë të jetë në detyrë
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi: Një Qeveri e cila nuk mund ta bëjë shumicën e thjeshtë në Kuvend, është e kotë të jetë në detyrë

“Raportet e mia me Aleancën subjektin tim politik janë të mira, jam në kontakt të vazhdueshëm me aktivistë, degë, nëndegë me struktura. Ndërkaq me nivelin qendror me krerët e partisë nuk kam pasur komunikim që nga mosvotimi im për Qeverinë Hoti”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka shtuar se edhe pse vazhdon të jetë sekretare organizative e partisë, nuk është duke u ftuar në takimet e degëve të AAK-së që kanë filluar të mbahen këto ditë.

Tutje ajo thekson se edhe në disa mbledhje të kryesisë nuk ka qenë e ftuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori