LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Nuk do të përkrahim këdo për kryetar të Kuvendit

Kadaj-Bujupi: Nuk do të përkrahim këdo për kryetar të Kuvendit

Në mbledhjen konstituive të Legjislaturës së VI, Kuvendi nga radhët e veta do të zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët, të cilët e përbejnë Kryesinë e Kuvendit.

Kryesuesi i përkohshëm i mbledhjes konstituive, kërkon nga grupi më i madh parlamentar, i cili në këtë rast është koalicioni PAN, ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit i cili zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit.


Por, a do t’i përkrahin partitë tjera kandidatin për kryetarë të Kuvendit, i cili do të propozohet nga koalicioni fitues PAN?

Në lidhje me këtë, Donika Kadaj-Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të përkrahin këdo që do të kandidojë për kryetar të Kuvendit.

Kjo sipas saj është në kundërshtim me parimet dhe vullnetin e qytetarëve.

“Sigurisht që nuk do përkrahim këdo pasi kjo është në kundërshtim me parimet tona por edhe vullnetin qytetarë. Këto zgjedhje janë ballafaqim me të vërtetën për shumë kënd dhe sigurisht përgjegjësi shtesë për ne qe jemi fitues”, ka thënë ajo.

Kadaj- Bujupi po ashtu u shpreh se  zaptuesit e shtetit do dërgohen  në opozitë e disa edhe në burg.

“Andaj angazhimi jonë do të jetë fuqishëm në reflektim të këtij realiteti të ri ku sovrani ka ndëshkuar ata që i kanë sjellë dëme vendit dhe na ka besuar ne për shkak të konsistencës dhe parimeve tona, do të punojmë shumë që vullnetin e qytetarëve ta pasqyrojmë në qeverisje, kurse zaptuesit e shtetit të i dërgojmë në opozitë e disa edhe me burg”, ka thënë ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, Presidenti Thaçi ka afat deri më 8 gusht të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori