LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Haradinajt i duhet mbështetje, për heqjen e taksës duhet vullnet nga Serbia

Kadaj-Bujupi: Haradinajt i duhet mbështetje, për heqjen e taksës duhet vullnet nga Serbia

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj, ka vlerësuar se taksa 100% ndaj produkteve serbe, ka qenë e domosdoshme.

Kadaj ka thënë se Haradinaj, ka arritur t’iu bëjë ballë presioneve nga brenda dhe jashtë, që ta tërheqë vendimin për taksën.


Por sipas deputetes së AAK-së, kryeministrit të Kosovës aktualisht i duhet mbështetje.

“Taksa si dhe shumë marrëdhënie politike me shtetin serb besoj se do të mund të rregulloheshin në të ardhmen, për këtë ju duhet vullnet, shumë vullnet. Serbia duhet të lëviz dhe të krijojë hapësirë kritike me veten dhe me shtetet ndaj të cilave ishte agresore, përfshirë edhe Kosovën. Ndryshe, kjo Serbi nuk i duhet askujt. Përkundër presioneve nga brenda dhe jashtë, Ramush Haradinaj, pavarësisht pozicioneve partiake, duhet të mbështetet në këtë sipërmarrje”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.

Postimi i plotë

Asnjë cent për Serbinë

Nuk ka një ditë të vetme, qoftë në një kontekst apo në një tjetër, ku kalendari nuk shënon përvjetor që rikthejnë në kohë të bëmat e regjimit serb në Kosovë. Sa herë që një ditë e familjeve tona fillon e mbaron, në një fshat a qytet të Kosovës, për treqindekusur ditë të tëra, dhimbja e krimeve të pandëshkuara godet pashpirtë trupat dhe mendjet tana. Sot, lufta e shtetit serb ka marrë trajtë tjetër. “Milici” famëkeq sot është diplomati. Arma e tyre vdekjeprurëse sot është ideja e zhbërjes. Pushtimi i tyre është dominimi ekonomik. Shteti serb sot bënë atë legjenden e ujkut që masoket si preja e vet.

Qeveria e Kosovës me vënien e taksës prej 100% ndaj shtetit serb, më shumë se çfarëdo tjetër, ka shpërfaqur atë që për dy dekada ka gulçuar në ne, dhe përveç kësaj, na ka çuar në dështime të lloj-llojshme si shtet dhe si shoqëri. Kryeministri Ramush Haradinaj, me gjithë presionet e vazhdueshme të lloj-lloj grupi të interesit, të lloj-lloj politikani vendor e ndërkombëtarë, të lloj-lloj biznismeni e lobisti, mbrojti edhe një herë interesat e shtetit, pa gjarpëruar e shtrirë qafën si disa pseudo-demokratë. Ajo që nuk u realizua për shumë e shumë takime në tryeza të rrumbullakëta, u realizua në një ditë të vetme me një veprim dinjitoz.

Secili njeri duhet të besojë në disa vlera universale siç janë liria e lëvizjes dhe e mallërave. Por, ky universalitet kur aplikohet njëanshëm nuk mund të quhet më i tillë, në rastin më të keq mund të quhet politikë serbe. Taksa si dhe shumë marrëdhënie politike me shtetin serb besoj se do të mund të rregulloheshin në të ardhmen, për këtë ju duhet vullnet, shumë vullnet. Serbia duhet të lëviz dhe të krijojë hapësirë kritike me veten dhe me shtetet ndaj të cilave ishte agresore, përfshirë edhe Kosovën. Ndryshe, kjo Serbi nuk i duhet askujt. Përkundër presioneve nga brenda dhe jashtë, Ramush Haradinaj, pavarësisht pozicioneve partiake, duhet të mbështetet në këtë sipërmarrje.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori