Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se 170 eurot e punëtorëve të premtuar nga Qeveria e Kosovës, të paguhen para festës së Kurban Bajramit.
Ajo me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, gjendja është e rëndë dhe se Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje.
“Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit. Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale për të mbështetur bizneset dhe individët të cilët kanë hasur vështirësi gjatë pandemisë COVID-19.
Në këtë Pako është paraparë që punëtorët të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj, përkatësisht prill dhe maj. Deri më tani, edhe pas krijimit të qeverisë së re, shumë biznese dhe punëtorë ende nuk i kanë marr pagesat e premtuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City