Etilaat Roz dikur ishte gazeta më e lexuar në Kabul, por gjithçka ndryshoi në gusht të vitit 2021 kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, raporton ditorja Guardian, transmeton Telegrafi.
Meqë gazetarët torturoheshin në rrugë për raportimin e tyre, stafi i gazetës u detyrua të largohej. Dy vjet më vonë, themeluesi dhe më pas kryeredaktori Zaki Daryabi, vazhdon të luftojë për të ardhmen e Etilaat Roz-it i cili e koordinon ekipin e tij në ShBA, në Evropë dhe në Afganistan.
“Raportimi para kolapsit të Afganistanit, ishte krejt ndryshe nga sot. Nuk mund të krahasohet me kohën para kolapsit. Megjithatë, përkundër dëshirës së talebanëve, ajo që mbijetoi në Afganistan, ndonëse nën presion, mbeti gazetaria. Ushtria, qeveria, policia u përmbysën. Sektori privat u përmbys. Sektori publik u përmbys. Por, mediat e mbrojtën veten në krahasim me sektorët e tjerë. Mbaj mend, një javë para largimit, isha në situatë të vështirë me shërbimin informativ të talebanëve. Më thërrisnin. U përgjigja një herë dhe u thash se do të shkoj te ta. Herën tjetër u thash se nuk mundem. Pastaj nuk lajmërohesha, pa marrë parasysh se sa herë më thirrshin. Isha në dilemë. Shumë kolegë më thanë se duhet të largohem. Mbaroi gjithçka për mua, nuk kisha zgjedhje tjetër. U largova”, thotë Zaki Daryabi, tashmë gazetar i mërguar.
Dokumentari përmban xhirime të redaksisë të bëra më 13 gusht 2021 – dy ditë para se talebanët të merrnin pushtetin. Stafi e dinte se, pa amerikanët, qeveria do të bie. Pas dhjetë vjet pune, si gazeta më e lexuar, nuk e dinin se çfarë do të ndodhë me botimin dhe me gazetarët. Duke e parandier rrezikun, mirëkuptohet secili që mendon për sigurinë e familjes dhe të miqve.
Xhirimet pasojnë ditën e futjes së talebanëve në Kabul. Frika kaplon gazetarët. Të shtënat dëgjohen kudo. Në vend të lajmeve, mendimet shkojnë për rezervat ushqimore për familjen.
Në ditën e dytë të futjes së talebanëve në qytet, heshtja mbretëron në redaksi. Gratë gazetare janë të vetëdijshme për shkeljen e të drejtave të tyre nën regjimin taleban.
Numri i fundit i gazetës Etilaat Roz u shtyp më 16 gusht 2021 dhe distribuimi u ndalua. Puna vazhdoi në internet. Por, shpejtë gazetarët vijnë të mavijosur nga rrahjet në redaksi.
Në këtë video-ditar unik, gazetari Abbas Rezaie përcjell korrespondentët këmbëngulës teksa vazhdojnë të raportojnë lajmet, nga Kabuli e pastaj nga shtetet e jashtme: bëhemi dëshmitarë të një pikë kthese në historinë e Afganistanit dhe reflektojmë se çfarë do të thotë të jesh gazetar i shpërngulur.
Për më shumë, shikojeni videon e përgatitur nga ditorja Guardian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

NËNA

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Kur memoaret krijohen nga gënjeshtrat

POPULLIT TIM

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë