LAJMI I FUNDIT:

Kablloja e çeliktë e godet në kokë, i shpëton jetën helmeta – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (Video)

Kablloja e çeliktë e godet në kokë, i shpëton jetën helmeta – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (Video)

Punëtori i një fabrike i ka shpëtuar më të keqes falë helmetës së fortë që e kishte në kokë, në momentin kur u godita nga kablloja e çeliktë e cila u këput dhe u përplas në kokën e tij.

Punëtorit po mbikëqyrnin kolegun e tij i cili me ndihmën e një vinçi gjigant po lëshonte në tokë copa të mëdha të metalit, kur në një moment kablloja që po e mbante metalin u këput dhe përfundoi në kokën e punëtorit, transmeton Telegrafi.


Goditja ishte aq e fortë sa që përfundoi me fytyrë në tokë, por i befasuar se si i shpëtoi vdekjes. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në një fabrikë në qytetin kinez Foshan.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda kësaj fabrike kanë filmuar këtë moment rrëqethës, i cili për fat të mirë përfundoi pa pasoja në njerëz. /Telegrafi/