Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Besa Kabashi-Ramaj, njëherit edhe anëtare e kryesisë së PDK-së, ka dal me disa propozime për kryeministrin Albin Kurti lidhur me sigurinë kombëtare.
Kabashi-Ramaj i është drejtuar Kurtit se “në vend që të kontribuoni në panik masiv, këtu janë 5 gjëra, në mes tjerash, që mund të bëni për të përmirësuar sigurinë kombëtare”.
Sipas koordinatores për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, kryeministri Kurti do të duhej të merrte një vlerësim të brendshëm të sigurisë dhe të vlerësoj kërcënimet dhe rreziqet për sihurinë kombëtare, të dal me rekomandime konkrete për zbutjen e kërcënimeve dhe rreziqeve.
Ajo tutje ka rekomanduar që kryeministri të thërras një mbledhje urgjente të Këshillit të Sihurisë Kombëtare dhe të paraqes gjetjet dhe rekomandimet, të marr veprime të menjëhershme për të penguar kërcënimet aktuale si dhe të integroi rekomandimet në mekanizmat ekzistues të sigurisë dhe të punon me partnerët strategjikë të Kosovës si SHBA dhe NATO.
“Detyra juaj, nëse nuk jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë, nuk është të dilni duke bërtitur “ujku”, është që në të vërtetë “ta mposhtni atë në heshtje dhe maturi”, duke mbrojtur njerëzit tuaj nga drama e panevojshme dhe duke i siguruar ata që mund të vazhdojnë jetën pa pasur nevojë të jetojnë me frikë”, ka shkruar Kabashi-Ramaj.
Postimi i plotë:
Kryeministër, në vend që të kontribuoni në panik masiv, këtu janë 5 gjëra, në mes tjerash, që mund të bëni për të përmirësuar sigurinë kombëtare:
1. Merrni një vlerësim të brendshëm, të shpejtë, gjithëpërfshirës të sigurisë (vlerësoni kërcënimet dhe rreziqet për sigurinë kombëtare, duke përfshirë sigurinë njerëzore dhe sigurinë shoqërore), përmes mekanizmave ekzistues të sigurisë e stafit senior afatgjatë e me memorie institucionale (shërbyesve civil e oficerëve) dhe vlerësimeve të tyre të profesionale.
2. Dilni me rekomandime konkrete se si të zbuten kërcënimet dhe rreziqet:
a. Konsideroni së pari opsionet e sigurisë kolektive dhe partneritetet strategjike me SHBA-në dhe NATO-n – zhvilloni veprime specifike për t’i afruar ato sa më afër përpjekjeve të RKS-së për të penguar kërcënimet ndaj sigurisë sonë kombëtare.
i. Një opsion afatgjatë dhe i qëndrueshëm do të ishte fillimi i zbatimit të Agjendës së NATO-s 2030 dhe bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n, si aspirant i NATO-s për të ndërtuar qëndrueshmërinë kombëtare në zbutjen dhe frenimin e kërcënimeve moderne ndaj sigurisë kombëtare dhe sigurisë njerëzore.
b. Konsideroni kapacitetet e brendshme dhe zhvilloni veprime konkrete se si të zbuten kërcënimet ndaj sigurisë shoqërore dhe sigurisë njerëzore, me fokus në kërcënimet hibride (veprime subversive, sabotazhe, etj.).
3. Thirrni një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe paraqisni gjetjet dhe rekomandimet.
4. Merrni veprime të menjëhershme për të penguar kërcënimet aktuale (mos harroni këtu edhe partnerët strategjikë).
5. Integroni rekomandimet në mekanizmat ekzistues të sigurisë (rishikoni draftin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare për të përfshirë këto përditësime dhe korrigjoni boshllëqet e rënda që ajo tashmë ka, duke injoruar rekomandimet tona konkrete se si ta rregulloni atë e ta bëni të implementueshme) dhe punoni jashtëzakonisht ngushtë me institucionet e sigurisë së brendshme, por veçanërisht me partnerët strategjik të Kosovës (SHBA dhe NATO), për t’u siguruar që kosovarët dhe Kosova të jenë gjithmonë të sigurta.
Gjithashtu, bëjini të gjitha këto në mënyrë diskrete, pasi të jesh Kryeministër do të thotë të kesh akses në informacione të ndjeshme (gjatë gjithë kohës), informacione që mund të të mbajnë zgjuar natën, por ky është çmimi që paguan për të mbajtur pozicionin më të lartë drejtues në vend. Një pozicion i tillë me përgjegjësi të jashtëzakonshme duhet t’i përkasë dikujt që ka përvojën, aftësinë udhëheqëse, urtësinë dhe forcën për të përballuar presione të tilla, pa përhapur panik midis civilëve të pafajshëm. Nëse paraardhësit tuaj do ta kishin bërë atë që po bëni ju, kosovarët do të ishin traumatizuar çdo ditë. Detyra juaj, nëse nuk jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë, nuk është të dilni duke bërtitur “ujku”, është që në të vërtetë “ta mposhtni atë në heshtje dhe maturi”, duke mbrojtur njerëzit tuaj nga drama e panevojshme dhe duke i siguruar ata që mund të vazhdojnë jetën pa pasur nevojë të jetojnë me frikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë