“Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, Bashkimi Evropian po punon për të parën”.
Kjo është deklarata që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dha javën e kaluar në Prishtinë, pasi takoi kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
E një deklaratë të tillë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Laçak duhet ta bënte në Beograd e jo në Prishtinë.

Të mërkurën e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi, deputetja e mazhorancës deklaroi se është pala serbe ajo e cila po e bllokon procesin e dialogut dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit.
“Kam kritika ndaj qasjes së Lajçakut me Kosovën sepse nëse ai kërkon ose konflikt ose normalizim me deklaratën e tij këtë duhet ta potencoj në Serbi e jo në Kosovë. Nëse është një palë që po e bllokon procesin dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit është Serbia”, tha Kryeziu-Hyseni në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
“Fakti që ne kemi treguar gatishmëri për ta pranuar propozimin franko-gjerman, t’i dorëzojmë komentet tona e të kërkojmë që ato komente të integrohen në kuadër të marrëveshjes, e kemi bërë këtë dhe e kemi pranuar marrëveshjen, kemi qenë të gatshëm për ta nënshkruar dhe jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë për secilën pikë dhe t’i implementojmë aq sa neve na bie që ta zbatojmë këtë marrëveshje. Të njëjtën gjë nuk e po bën pala serbe. Kjo kritikën duhet të shkojë në Serbi pasi ajo në vazhdimësi po e shkel marrëveshjen dhe nuk po tregon gatishmëri për ta zbatuar asnjë pikë të asaj marrëveshje”.
Sipas saj, BE-ja nuk mund të vendosë bllokada për Kosovën tani sepse nuk është duke shkaktuar telashe në proces.
“Shihet mjaft qartë kush po e pamundëson dialogimin mes palëve dhe kush po kërkon që të dialogohet vetëm për një çështje që është në interes të tyre. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë ka shumë çështje më të rëndësishme të cilat mund të vihen në rend të diskutimit, nuk është Asociacioni e vetmja temë e rëndësishme”, u shpreh tutje deputetja.
Kryeziu-Hyseni tha se është e vërtetë që BE-ja i ka ofruar 16 modele për themelimin e Asociacionit, tani duhet të zgjidhet ai i cili është më i përshtatshmi për formatin e realizimit në Republikën e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë