LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Asociacion me kompetenca ekzekutive e kemi hequr nga tavolina, s’vjen në shprehje një formë e tillë

Deputetja e LVV-së: Asociacion me kompetenca ekzekutive e kemi hequr nga tavolina, s’vjen në shprehje një formë e tillë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, të mërkurën e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi, tha se janë në pritje për ta dorëzuar një model alternativ si Qeveri e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ajo u shpreh se pala serbe është ajo së cilës nuk po i konvenon që të ketë marrëveshje në kuadër të Asociacionit.


“Serbisë nuk po i konvenon të ketë marrëveshje në kuadër të Asociacionit dhe kjo është arsyeja pse po e shkel krejt marrëveshjen e darkodimit që është arritur në kuadër të këtij procesi. Tash jemi duke pritur ta dorëzojmë një model alternativ si Qeveri e Kosovës dhe vetë kryeministri disa herë ka deklaruar se është i gatshëm ta përgatis këtë model. Kryeministri ka qenë shumë kreativ në proces të dialogut pasi çdo herë në tavolinë ka pasur modele alternative që i ka ofruar në mënyrë që dialogimi të ketë shtrirje më të mirë”, tha Kryeziu-Hyseni.

Deputetja e LVV-së tutje deklaroi se partia e saj në vazhdimësi është munduar që ta bëjë të qartë se “themelimi i Asociacionit nuk është tema më e rëndësishme për të cilën duhet të shpenzohet gjithë kjo kohë dhe gjithë kjo energji”.

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni gjatë intervistës në emisionin “Përballje” // Foto: Ridvan Slivova

“Sa i përket dialogut, LVV e ka shprehur në vazhdimësi qëndrimin e saj, njëjtë si Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend. LVV është mjaft e qartë në atë se çfarë presim dhe çfarë kërkojmë nga ky proces. Jemi munduar në vazhdimësi që të bëjmë të kuptojmë se Asociacioni nuk është tema më e rëndësishme për të cilën duhet të shpenzohet gjithë kjo kohë dhe gjithë kjo energji”.

E pyetur për të komentuar kritikat e opozitës se LVV-ja ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen në pushtet, Kryeziu-Hyseni tha se partia e saj vazhdon të jetë kundër Asociacionit.

Sipas saj, LVV-ja ka hequr nga tavolina e diskutimeve Asociacionin me kompetenca ekzekutive e madje edhe termin Asociacion.

“Nuk ka ndryshime politike të qëndrimeve që LVV i ka pasur. Ne vazhdojmë të jemi kundër Asociacionit. Mos të harrojmë që tani në tavolinë nuk flitet për Asociacion me kompetenca ekzekutive, i cili i tejkalon kompetencat që jepen me rend juridik në Republikën e Kosovës. Mos të harrojmë që për një asociacion të tillë po këmbëngul Serbia së cilës nuk po i konvenon që të arrijë çfarëdo marrëveshje në kuadër të dialogut”.

“Ne kemi hequr nga tavolina e diskutimit Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe nuk vije fare në shprehje të diskutohet për një formë të tillë të Asociacionit dhe madje e kemi hequr komplet termin Asociacion. Tani po flasim për një mekanizëm krejtësisht tjetër që jo vetëm emrin, por edhe strukturën do ta ketë ndryshe prej asaj që ka qenë e planifikuar”.

Sa i përket draft-statutit të prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin e Brukselit, deputetja e mazhorancës tha se më shumë ka qenë procedurë protokollare.

“Draft statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues më shumë ka qenë procedurë protokollare sesa diçka që duhet të vendoset në tavolinë për të diskutuar mbi të. Ky draft është komplet në shpërputhje me gjithçka që mund të jetë e pranueshme për Republikën e Kosovës dhe si i tillë është refuzuar. Ne e kemi thënë se asnjëherë nuk jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë mbi atë se çfarë ky draft përmban”.

“Ky draft më së paku është krijuar për t’i shërbyer qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë sepse ka direktiva politike nga Beogradi. Prandaj, është marrë vendimi për shkarkimin e ekipit menaxhues dhe tani jemi në fazën kur flasim për modele alternative që sillen në tavolinë dhe jemi ne ata që pritet të përgatisim modelin mbi të cilin mund të diskutohet tash e tutje”, deklaroi mes tjerash ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori