“Madame Web” është një film superhero amerikan i vitit 2024 që shfaq personazhin e Marvel Comics me të njëjtin emër.

Filmi fitoi 92 milionë euro në mbarë botën dhe produksioni u përfol se kishte investuar 70 milionë euro në realizimin e filmit.


Gjithashtu ka një vlerësim të ulët prej 3.9/10 në IMDb.

Emma Roberts, e cila luan Mary Parker në film, zbuloi pse beson se filmi dështoi.

"Nuk mund të parashikosh suksesin apo dështimin", tha ajo.

Aktorja theksoi: "Disa gjëra funksionojnë dhe disa gjëra jo. Të gjithë sillen sikur mund të parashikojnë nëse do të funksionojë apo jo. E vërteta është se nuk mund të parashikosh asgjë”.

Ajo shtoi se nuk ka sekrete specifike për suksesin dhe se ‘është e rëndësishme të merret me mend koha e duhur për diçka. Gjithçka tjetër është një dëshirë dhe një lutje’.

Edhe pse shikuesit e filmit nuk ishin entuziastë për këtë film, Ema theksoi se i pëlqente shumë xhirimet.

Screenshot 1 13 Emma Roberts

"Të gjithë në film ishin të mrekullueshëm", shtoi ajo, duke iu referuar kastit që përfshin Dakota Johnson, Sydney Sweeney, Isabela Merced, Celeste O'Connor, Mike Epps dhe Adam Scott. /Telegrafi/