Ka filluar sot (e hënë) në Gjykatën e Mançesterit gjykimi i futbollistit legjendar të Manchester Unitedit, Ryan Giggs, i akuzuar për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

48-vjeçari akuzohet se ka sulmuar Kate Grenville dhe i ka shkaktuar asaj lëndime trupore më 1 nëntor 2020, në shtëpinë e tij në Mançester.


Në të njëjtën kohë, ai u akuzua se kishte sulmuar motrën e saj më të vogël, Emma, transmeton KP.

Giggs gjithashtu përballet me akuza për “sjellje kontrolluese dhe shtrënguese” kundër ish-të dashurës midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020.

Procesi gjyqësor do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa uellsinai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Megjithatë, për shkak të gjyqit, ai dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Uellsit, duke shpjeguar se nuk dëshiron të ketë ndikim të keq në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës në Katar.