LAJMI I FUNDIT:

Ka katër vjet që ka dalë në shitje nën çmimin e blerjes, por askush s’e do këtë shtëpi të J.Lo

Ka katër vjet që ka dalë në shitje nën çmimin e blerjes, por askush s’e do këtë shtëpi të J.Lo

Ndërsa Jennifer Lopez është e zënë duke kërkuar në Kaliforni për një shtëpi të përshtatshme për të jetuar me partnerin e saj Ben Affleck, ajo ende ka probleme me shtëpinë e saj në Manhattan – e cila është në shitje prej gati katër vjetësh

Lopez e nxori në shitje pronën për herë të parë në tetor të vitit 2017 për 26.95 milionë dollarë – tre vjet pasi e bleu apartamentin për 20.16 milionë dollarë.


Sipas një burimi të brendshëm, Lopez vendosi ta shiste shtëpinë, pasi kuptoi se nuk ishte një vend privat për të jetuar.

Por në vitin 2019, duke mos pasur asnjë ofertë për blerje, shtëpia pati një ulje çmimi dhe shkoi në 1.96 milionë dollarë. Megjithatë, sërish nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr një blerës dhe shtëpia mbetet në shitje ende sot.

E përbërë nga katër dhoma gjumi dhe 11 tualete, apartamenti është përshkruar si “kurorë e çmuar e The Whitman Mansion”.

Me mbi 603 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 279 metra katrorë hapësirë të jashtme, shtëpia luksoze ka katër tarraca të shpërndara në dy kate, me pamje nga Madison Square Park.

Një ashensor privat të çon në shtëpi dhe hapet në dhomën e madhe me një dritare dhe tre dyer franceze që çojnë në një nga tarracat.

Kuzhina vjen me një zonë ngrënieje të kompletuar, rafte të hapura dhe dollapë të personalizuar. Në të njëjtin kat ka një dhomë gjumi private me tre dhoma të tjera gjumi dhe tualete brenda në suitë, një dhomë stafi me një tualet të plotë dhe një dhomë lavanderi.

Në katin e dytë të apartamentit është dhoma kryesore gjumit me dy tualete dhe dy tarraca në natyrë – një pranë tualetit dhe një afër dhomës së gjumit.

Arsyeja pse nuk po shitet ende? Nuk e dimë, por me shumë mundësi problemi i vetëm është privatësia.

Burimi: NY Post

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori