LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar pagesa e ndihmës me paradhënie për zonat e vërshuara

Ka filluar pagesa e ndihmës me paradhënie për zonat e vërshuara

Ministria e Financave informoi se të gjithë qytetarët të cilët i ka evidentuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës do të përfshihen me pagesë për paradhënie të mjeteve sipas dinamikës me të cilën të dhënat arrijnë në Ministrinë dikasteriale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri për financa, Kiril Minoski ka informuar se gjatë ditës së sotme i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta në bankat afariste.


“Kjo do të thotë se pasdite mjetet do të jenë në dispozicion për qytetarët nga zonat e prekura nga vërshimet. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në përputhje me të dhënat të cilat do të na dërgohen nga Komisioni për dëmshpërblim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, ka thënë Minoski.

Qytetarët mund ti tërheqin paratë në sportelet e bankave me anë të dokumentit për identifikim.

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga tërë shuma. /Telegrafi/