LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar numërimi së prapthi deri në prezantimin e ndryshimeve në BMW 5 Series

Ka filluar numërimi së prapthi deri në prezantimin e ndryshimeve në BMW 5 Series

BMW do dëshironte që imazhet që u shfaqen, të mos kishin ndodhur kurrë

Gjatë javës së kaluar, kanë rrjedhur imazhet që e tregojnë modelin e ri 5 Series, me të gjitha ndryshimet e reja që ka pësuar, transmeton Telegrafi.


Në fakt, ky ishte vetëm një prej imazheve, që BMW nuk do donte të shfaqej, pasi është parë se si duken edhe modelet e reja 2 Series dhe iX3.

Por, ka qenë vet ky prodhues gjerman, që e ka shfaqur siluetën e pjesës së përparme të kësaj makine të re, duke lënë të kuptohet se ka filluar numërimi së prapthi, deri në prezantimin në tërësi.

Makina ka grill të ri dhe më të gjerë në krahasim me modelin aktual, ndërsa dritat janë më të vogla, derisa pezullimi me i ulët dhe rrotat më të mëdha i kanë dhënë dukej më sportive.

Brenda BMW 5 Series të ri, pritet të jetë sistemi hibrid që mbushet me rrymë, me i fuqishëm se te versioni aktual që prodhon 288 kuaj fuqi. /Telegrafi/