Juventusi zyrtarizon Milikun si transferim afatgjatë

Juventusi ka konfirmuar transferimin afatgjatë të Arkadiusz Milik nga Marseille, i cili në edicionin e kaluar ishte në Allianz Stadium si huazim.
Polaku iu bashkua Zonjës së Vjetër në verën e vitit 2022 në formë huazimi me opsion blerjeje, por pa detyrim.
Bianconerët tash kanë arritur marrëveshje me klubin francez për ta blerë kartonin e tij për 6.3 milionë euro (që do të paguhet në periudhë trevjeçare) si edhe shtesa prej 1.1 milion eurosh.
Në sezonin e që mbaroi, Milik regjistroi 39 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































