Juventusi prezanton fanellat e dyta

Klubi i njohur italian, Juventusi ka bërë prezantimin e fanellave të dyta, për sezonin 2019/20.
Bianconerët kanë zbuluar sot (e enjte) gjatë ditës fanellat që do t'i bart në ndeshjet si mysafirët.
Klubi italian do t'i ketë fanella të prodhuara nga Adidasi, ndërsa do të jenë të dominuara nga ngjyra e bardhë.
Përveç të bardhës, fanella do të ketë edhe ngjyrën e kuqe në disa pjesë si reklama apo vija tek mëngët.
Kjo fanellë thuhet se ka hasur në mirëkuptim dhe po pëlqehet nga tifozët e Juventusit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































