Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.

Zonja e Vjetër prej vitesh interesohet për talentin italian, por pa arritur të bindë Romën me ofertat e tyre.


Giallorosët janë të gatshëm ta shesin sulmuesin anësorë, por po presin ofertën e duhur pasi synojnë të fitojnë rreth 60 milionë euro.

zaniolo 3

Juventus ka dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Romës për transferimin e reprezentuesit italian.

Kampioni i shumëfishtë italian i ka ofruar kryeqytetasve 25 milionë euro, plus të zgjedhin njërin nga dy mesfushorët brazilianin Arthur Melo dhe amerikanin Weston McKennie.

Screenshot 1 86

Ende nuk ka një përgjigje nga Roma, por Giallorosët preferojnë më shumë paratë se sa të ofrohet ndonjë futbollist në marrëveshje.

Gjithsesi sipas mediave italiane McKennie është një futbollist që i pëlqen shumë trajnerit Jose Mourinho i cili edhe mund të pranojë ofertën e Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app