Juventusi thuhet se po ndjek me vëmendje dyshen e Paris Saint-Germain, Thomas Meunier dhe Angel Di Maria.

Zonja e Vjetër ka dështuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron edhe më shumë përforcimin e skuadrës për të tentuar fitimin e trofeut pas më shumë se 20 vitesh.


Drejtuesit e klubit italian kanë etiketuar disa emra si përforcime të mundshme, për të cilët do të provojnë t'i transferojnë gjatë verës në Allianz Stadium.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, dyshja e PSG-së, mesfushori Di Maria dhe mbrojtësi Meunier janë të preferuarit e Juventusit.

Meunier Meunier gjatë një dueli me Mandzukicin (Getty Images)

Ky medium raporton gjithashtu se të dy lojtarët mund të vihen në dispozicion për transferim, me PSG-në që dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Meunier do të jetë zgjedhja e parë belge në Kupën e Botës, por ka humbur vendin e tij në Parc des Princes me ardhjen e brazilianit Dani Alves dhe po mendon largimin.

Di Maria, ndërkohë, ishte shumë i lidhur me skuadrën e Juventusit dhe Interit verën e kaluar dhe ka mbetur me vetëm edhe një vit në kontratën e tij, kështu që Bianconerët do të provojnë për të.

30-vjeçari argjentinas ka pasur një sezon të mirë duke shënuar 21 gola dhe 15 asistime për PSG-në në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app