Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi ka zhvilluar së fundmi bisedime me agjentin e Davide Frattesit, duke sinjalizuar interesin serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit në afatin kalimtar dimëror.

Mesfushori italian po has vështirësi për të siguruar një rol të qëndrueshëm nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, teksa këtë sezon ka qenë titullar vetëm në një ndeshje të Serie A dhe shpesh është lënë në stol.


Konkurrenca e fortë me emra si Hakan Çalhanoglu, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan, Piotr Zielinski dhe Petar Sucic e ka ulur më tej hapësirën e tij në skuadër.

Në anën tjetër, Juve është në kërkim të përforcimeve në repartin e mesfushës, ndërsa tekniku Luciano Spalletti e njeh mirë Frattesin nga periudha e përbashkët në kombëtaren italiane.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Interi do të pranojë të shesë një nga lojtarët e tij te një rival i drejtpërdrejtë në mes të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app