Juventusi është i interesuar që ta ofrojë në radhët e veta mbrojtësin Matteo Darmian.

Mbrojtësi i Manchester United nuk është gjetur mirë në skuadrën e re dhe mund të largohet këtë verë.


Skuadra më e interesuar është Juventusi, që mund të investojë në italianin.

Ai shihet si zëvendësim i Martin Caceres që nuk i është vazhduar kontrata.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes janë në listë edhe emrat e Gregory van der Wiel, Danilos dhe Mattia De Sciglio. /Telegrafi/

telegrafi sport app