LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e lë të lirë numrin 9, nuk ia rikthen Higuainit – rriten thashethemet për ardhjen e Icardit

Juventusi e lë të lirë numrin 9, nuk ia rikthen Higuainit – rriten thashethemet për ardhjen e Icardit

Juventusi e ka lënë të lirë fanellën me numrin 9, duke i rritur thashethemet për ardhjen e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Juve e ka publikuar skuadrën për International Champions Cup dhe numrat që do t’i bartin lojtarët edhe ata që kanë ardhur së fundmi.

Gianluigi Buffon do ta bartë fanellën me numrin 77, Matthijs de Ligt atë me numër 4, Aaron Ramsey me numër 8, Adrien Rabiot me numër 25 dhe Merih Demiral atë me numër 28.


Gonzalo Higuain, në anën tjetër do të mbajë fanellën me numrin 21 dhe jo atë me numër 9.

Gazzetta dello Sport shkruan se Icardi ka marrëveshje pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër me një pagë prej 8 milionë eurove, plus bonuset.

Mësohet se Juve është e gatshëm të paguajë deri në 50 milionë euro dhe do të pres deri në gusht.

Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey, Moise Kean, Douglas Costa, Sami Khedira, Marko Pjaca dhe Mattia Perin, nuk do të udhëtojnë.  /Telegrafi/


Skuadra e Juves në International Champions Cup: ​Szczesny, De Sciglio, De Ligt, Pjanic, Ronaldo, Matuidi, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Higuain, Emre Can, Rugani, Rabiot, Demiral, Pinsoglio, Bernardeschi, Loria, Di Pardo, Coccolo, Beruatto, Kastanos, Toure, Muratore, Frederiksen, Mavididi, Pereira, Buffon.


Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori