Juventusi dhe Barcelona ishin në bisedime për t’i shkëmbyer lojtarët në këtë afat kalimtar të janarit.

Katalunasit tentuan të transferonin Federico Bernardeschin, derisa Zonja e Vjetër i dëshironte shërbimet e Ivan Rakiticit.


Sipas Calciomercatos, torinezët e Blaugranasit ishin pajtuar që t’i shkëmbenin lojtarët, por që më pas marrëveshja dështoi shkaku që vlera e lojtarëve dallonte.

Juventusi kërkonte edhe një shumë të parave, derisa Batcelona dëshironte shkëmbim kokë më kokë.

Në garë për transferimin e Bernardeschit ishte edhe Milani, mirëpo kampioni në fuqi i Serie A-s vendosi të mbante lojtarin në skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app