LAJMI I FUNDIT:

Justin Trudeau tregon arsyet se përse është duke rritur djem feministë

Justin Trudeau tregon arsyet se përse është duke rritur djem feministë

Ne flasim shumë rreth asaj për të rritur vajza të cilat e dinë se janë të barabarta me meshkuj, por shumë pak rëndësi kushtohet në rritjen e djemve si feministë.

Kjo është diçka që edhe kryeministri kanadez Justin  Trudeau dëshiron ta ndryshojë, transmeton Telegrafi.

Trudeau ka shpjeguar se si ai brengoset për vajzën e tij Ella, sepse “në Kanada dhe në vende tjera të botës, vajzat dhe gratë ende ballafaqohen me dhunë, diskriminim, stereotipe të cilat i kufizojnë ato dhe mundësi të pabarabarta të cilat i parandalojnë ato t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Është duke më nevrikosur fakti se vajza ime brilante do të rritet në një botë ku, pavarësisht çfarë personi është, ende do të ketë njerëz që zërin e saj nuk do ta marrin me seriozitet dhe do ta s shmangim – thjesht për shkak të gjinisë që i përket”, ka treguar ai.

Por, me shtysën e gruas së tij, Trudeau ka kuptuar se është e rëndësishme që edhe djemtë t’i rritë në të njëjtën mënyrë – pra të jenë mbrojtës të fortë të drejtave të grave.

“Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave dhe vajzave”, ka treguar kryeministri duke shtuar se ai dëshiron që djemtë e tij të ndihen komod të jenë vetvetja dhe të jenë feministë.

Trudeau shpjegon se rritja e fëmijëve si feministë tregon se të gjithë njerëzit luajnë rol të njëjtë sa i përket ndërtimit dhe përmirësimit të botës, ku meshkujt dhe gratë janë të barabartë. /Telegrafi/