Justin Bieber ka siguruar 10 milionë dollarë për të kryesuar mbrëmjen në festivalin Coachella 2026

Justin Bieber raportohet se ka fituar 10 milionë dollarë për të performuar në cilësinë e artistit të mbrëmjes [headliner] në festivalin muzikor, Coachella 2026, pa ndihmën e një agjenti.
“Është një lëvizje revolucionare për një artist të mbrëmjes, dhe është diçka që ai e ndërtoi krejtësisht vetë”, tha një burim për Rolling Stone të mërkurën.
“Mes kryesimit të Coachella-s dhe suksesit të albumit të tij ‘Swag,’ është e qartë se kjo është fillimi i një epoke të re emocionuese për Justin — një epokë ku ai ka kontrollin e plotë”, shtoi burimi.
Burimi zbuloi se Bieber, 31 vjeç, siguroi këtë marrëveshje me shumë miliona dollarë me Goldenvoice, promotori i festivalit, dhe do të marrë 5 milionë dollarë për çdo fundjavë.
Po ashtu u raportua se kjo pagë është në nivelin e artistëve më të lartë që kryesojnë festivalin muzikor.
Justin Bieber nuk ka punuar më me menaxher qëkur i ndau rrugët me Scooter Braun në vitin 2023, pas rreth 15 vjetësh bashkëpunim.
Në korrik, këngëtari i njohur i hitit “Baby” zgjidhi një mosmarrëveshje financiare me Braun, duke paguar më shumë se 8,806,000 dollarë kompanisë së tij, Hybe.













































