Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për pritjen e Alisson në fundin e ndeshjes ndaj Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.   

Ai madje ka bërë paksa shaka edhe me çmimin e paguar për të, duke thënë se do të paguante edhe më shumë.


Alisson për pak ditë ishte më i shtrenjti në botë kur u ble për 65 milionë funte,  por ky rekord u thye nga Kepa Arrizabalga kur kaloi te Chelsea për 71 milionë funte.

“Portieri bëri pritjen shpëtimtare të sezonit. Unë nuk kam asnjë ide se si ai e bëri atë. Faleminderit Zotit, që e kemi”.

skysports alisson liverpool 4516202 Pritja e Alisson

“Nëse do ta dija se sa i mirë ishte, do të kisha paguar dyfish. Mendoj se askush nuk mund ta priste atë top, në atë situatë”.

Alisson arriti ta mbronte topin e goditur nga Milik, pasi sulmuesi i Napolit ishte i vetëm më të.

GettyImages 1071856398 Jurgen Klopp, pas ndeshjes . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Portieri Alisson bëri që unë të mos kisha fjalë. Ishte shpëtimi ynë. Ajo që bëri ishte e pabesueshme, kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë”, ka thënë Klopp për Viasport pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app