Jurgen Klopp ndryshon qasje pas interesimit të Real Madridit: Nuk përjashtoj asgjë

Trajneri Jurgen Klopp thotë se nuk e përjashton mundësinë për të drejtuar Real Madridin, mirëpo është i lumtur me punën te Red Bull.
Tekniku gjerman thuhet se është i preferuari i Florentino Perez për ta marrë drejtimin e “Los Blancos” verën e ardhshme, meqenëse Alvaro Arbeloa shihet si trajner i përkohshëm.
Klopp është pyetur prapë rreth Real Madridit, ku theksoi se madrilenët nuk kanë interesim konkret për të, megjithatë nuk do ta përjashtonte si mundësi.
“A je i emocionuar që Real Madridi po shpreh interesim për ty? Jo. Vërtetë nuk janë të interesuar për mua, është thjesht e mediave. Jam konsistent dhe nuk do ta ndryshoj mendjen gjatë natës”.

“Sigurisht, nuk do ta përjashtoja kompletisht si mundësi, por jam 58 vjeç dhe shumë i lumtur me pozitën time këtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi aktualisht është i fokusuar për ta shpëtuar këtë edicion, ku synojnë titullin në La Liga dhe ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve, meqenëse nuk janë ndër favoritët kryesorë.
Kujtojmë, Reali është vetëm një pikë larg Barcelonës në kreun e kampionatit spanjoll./Telegrafi/





















































