LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Trajneri gjerman Jurgen Klopp do të jetë drejtor i ri në Red Bull nga janari.

Klopp tashmë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe do të fillojë rolin e tij të ri në Red Bull më 1 janar 2025, raporton Sky Sports.

Eksperti gjerman do të provojë kështu rolin e drejtorit strategjik dhe do të jetë përgjegjës për rrjetin ndërkombëtar të të gjitha klubeve të futbollit të lidhura me Red Bull. Jo në mënyrë aktive, por strategjike.


Kështu, Klopp do të mbështesë dhe ndihmojë krerët e RB Leipzig, RB Salzburg dhe New York Red Bulls, ndër të tjera, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë së futbollit të RB.

Ai gjithashtu duhet të përdorë rrjetin e tij në zbulimin dhe përzgjedhjen e trajnerëve dhe talenteve, duke përfshirë Brazilin dhe Japoninë.

Mirëpo, siç raporton Sky Sports, Klopp ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që lidhet me një angazhim të mundshëm në kombëtaren gjermane dhe nëse një ditë merr një ofertë, i garantohet një opsion largimi nga Red Bull.

Kujtojmë, Klopp u largua nga Liverpool pas nëntë vitesh në fund të sezonit të kaluar, pas së cilës njoftoi se e kishte ndërprerë karrierën e tij si trajner për një periudhë të caktuar.

Në karrierën e tij, ai ishte dy herë kampion i Gjermanisë me Borussia Dortmundin, së bashku me një Kupë dhe një Superkupë.

Nga ana tjetër, ai i ktheu Liverpoolit titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vjetësh dhe koleksionit të tij i shtoi një Ligë të Kampionëve, FA Cup, dy Kupa të Ligës, Community Shield, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori