LAJMI I FUNDIT:

Julian Zhara fiton çmimin “Lermontov”

Julian Zhara fiton çmimin “Lermontov”

Shkrimtari dhe përkthyesi nga shqipja në italisht, Julian Zhara, është vlerësuar me çmimin “Lermontov” për aktivitetin e tij poetik në edicionin e XVIII-të të Festivalit Kombëtar të Poezisë, “Citta di Sant’ Anastasia”.

Çmimi “Lermontov” u jepet personaliteteve që në fushën poetike dallohen për ndjeshmëri të veçantë në përzierjen dhe sintezën e gjuhëve e kulturave të ndryshme.


Zhara lindi në Durrës më 1986. Në Itali transferohet më 1999. Ka publikuar dy vëllime me poezi – “In apnea” (2009) dhe “Vera deve morire” (2018). /albinfo/