LAJMI I FUNDIT:

Jugosllavia, një eksperiment tragjik i historisë

Jugosllavia, një eksperiment tragjik i historisë

Në vitin 1976 unë kam udhëtuar nëpër Jugosllavi duke u ngritur dorën makinave në rrugë, sigurisht për të parë bregdetin. Vite më vonë e kuptova se kisha marrë rreze dielli në territorin kroat. Tito qeveriste ende, më shumë me aureolën e tij se sa vërtet, e megjithatë – socializmi nën palma të dukej i mrekullueshëm. Tre vite më vonë kam shkuar sërish në vendin e vetëqeverisjes punëtore. Liria e Jugosllavisë mes Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste (jo vend i angazhuar në bllok) i bënte për vete si të majtët perëndimorë gjermanë që nuk e donin politikën amerikane kundër Vietnamit, por që dënonin edhe politikën e gulagëve të sovjetikëve. Edhe unë kam qenë një prej tyre.

Padituria ime historiko-politike, naiviteti im i çiftëzuar me optimizmin e paarsyetuar rinor edhe pas vdekjes së Titos (1980) vazhduan ta romantizojnë shtetin e puthur ndërkohë nga vdekja. Pse jo? Dukej sikur shumë gjëra funksiononin… Në parajsën e punëtorëve vetë të punësuarit i përcaktonin qëllimet e sipërmarrjes, përfshirë rroga dhe pagesa të tjera. Të luash tenis në kohën e punës apo të kalosh kohën në kafe – asgjë e tillë nuk përbënte problem. Udhëtim me orë të tëra me autobus për në Trieste thjesht për të blerë; të gjitha ishin të përhapura si një sport popullor, edhe pa bërë kërkesë për ditë pushimi në punë mund të largoheshe. Relaksim i plotë!


Por, po kaq i famshëm ishte edhe joproduktiviteti jugosllav: Mesatarisht dy orë e gjysmë punë reale për person. Një rekord negativ në Evropë që në vitet 1970. Motoja e punës: askush nuk mund të paguajë më keq sesa punoj.

Nga ana ekonomike Jugosllavia e filloi të tatëpjetën e rrënimit ekonomik pas vdekjes së Titos. Udhëtimet në gati vendlindjen time të dytë i ngjasonin lëvizjes me shtëpi: ilaç rrobash, pajisje elektrike (sigurisht pa doganë), e sidomos kafe duhej të merrje me vete. Llojin Minas më së miri, që e gjeje në kufirin austriako-jugosllav në Vurcen ose Loibl.

Mungesa e kafesë është një shenjë krize. Gjithnjë e më shumë po boshatiseshin raftet në supermarketin vendas, “Brodokomerc”. Receta e Titos – që si rusët dhe amerikanët të paguanin njësoj për vendin me rëndësi strategjike në pikëlidhjen e blloqeve – nuk funksionoi më pas vdekjes së tij. Përfundimisht ky koncept i dorës së mbajtur hapur nga të dyja krahët dështoi më rënien e Perdes së Hekurt. Papritur Jugosllavia humbi të gjithë rëndësinë e saj.

Me rrënimin ekonomik filloi edhe lufta për shpërndarjen e burimeve. Kroatët kërkuan t’i merrnin për vete të ardhurat nga turizmi bregdetar dhe refuzuan t’i dërgonin Beogradit transfertat financiare. Sllovenët, shvabët jugosllavë, që prodhonin mikroçipe s që në vitet 1970 në Slloveni menduan po ashtu: pse të bashkëfinancojmë kosovarët e varfër, që ende marrin ujë me kovë nga pusi? Erdhi ora e nacionalistëve. Federata e gjashtë republikave me dy provinca autonome ishte thjesht një fasadë. Papritur filluan të shtroheshin pyetje si ku jetojnë serbë jashtë Serbisë? A ka kufi historik? A janë myslimanët boshnjakë një komb?

Ushtrime akademike që sollën fushata urrejtjeje ataviste në vitet 1990. Ethet e përpjekjeve kombëtare për pavarësi i kushtuan jugosllavëve 160 mijë viktima në luftëra të paimagjinueshme brutale. Përpjekjet e britanikëve dhe francezëve sidomos për të shpëtuar Jugosllavinë si një njësi shtetërore ishin iluzore. Njohja që Gjermania u bëri Kroacisë dhe Sllovenisë në vitin 1992 nuk ashpërsoi asgjë që në kuptimin e ruajtjes së shtetit kishte humbur me kohë.

E, në fund bombat kundër Serbisë: Shprehja e patëkeq në kuptimin gastronomik në Gjermani, “hajde të shkojmë tek jugosllavi” mori papritur një kuptim tjetër. E parë në restrospektivë, në kujtesë mbeti një mirëqenie relative e Jugosllavisë, kufijtë e hapur dhe diçka si një “nostalgji neurotike”, siç shkruan shkrimtari serb, Bora Çosiq. Por, askush nuk do të kthehet në këtë të shkuar.

Jugosllavia ishte një eksperiment tragjik i historisë. Kombet e vonuara në juglindjen evropiane janë fakt. Të marra me gjak, të festuara me entuziazëm, por as himnet dhe as flamujt kombëtar nuk krijojnë vende pune.

Kudo në Kroaci, Serbi apo Bosnje-Hercegovinë të rinjtë largohen nga vendi. Një dramë e pasluftës pas dramës së luftës. Nëse shkoj si pushues mes jugosllavëve ndjej një depresion depërtues në shoqëri. Disa të moshuar papritur kuptojnë vlerën e disa sigurive jetësore në epokën socialiste, të rinjtë i kanë sytë nga Evropa. Me gjithë simpatinë për krijimin e shteteve të vonuara të sllavëve jugorë – shtete që britanikët, francezët, hungarezët i krijuan shekuj më parë – të dhemb të shohësh Jugosllavinë si katastrofë të historisë dhe shtetet pasuese si pacientë në krizë.