Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vlerësuar lartë performancën e Xherdan Shaqirit kundër Crvena Zvezdës.

Reprezentuesi zviceran ishte e mrekullueshëm në fitoren e The Reds kundër ekipit serb me rezultat të thellë 4-0.


Gjermani gjithashtu pohoi se nuk kishin ndonjë plan konkret rreth ndeshjes pasi që nuk e njihte edhe aq mirë kundërshtarin.

z

"Plani ishte që të luanim haptas, nuk dinim se si do të mbroheshin. Ne dëshironim të ishim aktiv, por ndikoi fillimi indiferent. Ishte një ndeshje vërtet e mirë dhe unë u kënaqa shumë".

"Fabinho ishte i mirë që nga fillimi - Shaqiri ishte i përfshirë në çdo gjë. Ai është një futbollist shumë i mirë dhe kjo na ka ndihmuar".

"Ishte mirë ta shihja në fushë Adam Lallanan, gjithashtu edhe Daniel Sturridge luajti mirë. Ishte një lojë e mirë futbolli dhe një fitore e merituar".

"[Rivalët e grupit] Napoli dhe PSG luajtën baras 2-2, por unë mund të imagjinoj se ishte një ndeshje me shumë aksione. Ky grup është i vështirë për të gjithë ne", tha trajneri.

Pas kësaj, Liverpool është lider i grupit me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli i vendit dytë dhe dy më shumë se PSG-ja e vendit të tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app