LAJMI I FUNDIT:

​Judah për “Autostradën e Paqes”: E paqartë se çfarë do të financojnë amerikanët

​Judah për “Autostradën e Paqes”: E paqartë se çfarë do të financojnë amerikanët

Analisti britanik për çështje të Ballkanit, Tim Judah, është deklaruar rreth marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas nënshkrimit të dokumentit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik, një delegacion i qeverisë amerikane së fundi qëndroi për vizitë në Kosovë dhe Serbi, si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjeve të reja me këto dy vende.


E Judah thotë se është e paqartë se çfarë do të financohet nga amerikanët, kur është në pyetje pika e marrëveshjes për ndërtimin e “Autostradës së Paqes”.

Sipas tij, BERZH ia ka bërë të ditur se kur është në pyetje kjo rrugë, BE tashmë është përkujdesur për një gjë të tillë.

“Në lidhje me rrugën Prishtinë-Nish dhe premtimin e SHBA-së për para. Meqenëse gjithçka është duke u zhvilluar, unë nuk e kuptoj saktësisht se çfarë premtohet të bëjnë SHBA. A do të financojnë boshllëqet apo çfarë saktësisht? Duhet të jetë dikush atje që e di. Sot flitet për një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për ta financuar atë. Por e gjithë kjo është e mistershme”, ka shkruar Judah në Twitter, teksa përcjellë detajet që i janë dhënë nga BERZH-i rreth kësaj rruge dhe financimit të saj, transmeton KP.

1. Nish-Ploçnik bashkëfinancim i Bankës Evropiane për Investime dhe BERZH-it me grante të BE-së, tenderët do të lansohen në fillim të tetorit.

2. Ploçnik – Merdarë, duke u përgatitur me grante nga BE-ja për financim si më lartë.

3. Prishtinë – Merdare, njëjtë

4. Prishtinë – Tiranë, tashmë gati e kompletuar nga Bechteli më 2010.

“Pra, a mund të jetë ky edhe një rast tjetër kur BE-ja bën diçka të mirë dhe paguan për të dhe askush të mos ta di? Për shembull, BE paguan për shumë gjëra në Serbi, por shumë serbë besojnë se Rusia dhe Kina kanë investuar. A do t’iu bashkohen atyre së shpejti edhe amerikanët?”, përfundon Judah.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori