LAJMI I FUNDIT:

A ju ngjan partneri? Shkenca: Të kundërtat tërhiqen, por ka një kleçkë

A ju ngjan partneri? Shkenca: Të kundërtat tërhiqen, por ka një kleçkë

Rregullat e tërheqjes mund të duken të paparashikueshme, por nuk janë vërtet të tilla

Kërkimet e ndryshme kanë treguar se ekzistojnë disa rregulla që na tregojnë se çfarë pëlqejnë njerëzit më shumë. Mirëpo, le të zbulojmë akoma më shumë detaje dhe për këtë gjë na vjen në ndihmë shkenca.


Ka disa çifte të famshme që duken njësoj dhe janë të lumtur edhe me tiparet e njëjta. Mirëpo, gjithmonë kemi dëgjuar se të kundërtat tërhiqen.

Cila është e vërteta?

Kur jeni në një lidhje, keni më shumë të ngjarë të tërhiqeni ndaj një personi që ju kujton veten, sesa me dikë që është e kundërta juaj, përsa i përket pamjes.

Dr. Jitka Lindová dhe ekipi i saj u treguan studentëve disa fotografi të njerëzve të panjohur dhe u kërkuan që të vlerësonin atraktivitetin e tyre.

Ata zbuluan se njerëzit beqarë janë më të tërhequr nga ata që kanë më pak të përbashkët me ta. Në të njëjtën kohë, njerëzit që ishin në një lidhje zgjodhën dikë që i ngjante atyre.

Pra, kur jeni në një lidhje pëlqeni të keni të përbashkëta me partnerin, ndërkohë beqarët duan një person me tipare të ndryshme nga vetja.

/Telegrafi/