LAJMI I FUNDIT:

“Ju jeni garantuesja e raporteve SHBA-Kosovë”, Osmani me një video-përmbledhëse të punës së saj në 3-vjetorin në krye të shtetit

“Ju jeni garantuesja e raporteve SHBA-Kosovë”, Osmani me një video-përmbledhëse të punës së saj në 3-vjetorin në krye të shtetit

Janë bërë tri vjet që kur Vjosa Osmani është zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës. Më 4 prill 2021 Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës.

Në votim kishin marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani kishte marr 71 vota për dhe 11 të pavlefshme.


E në trevjetorin në krye të shtetit, presidentja Osmani ka publikuar një video të punës së saj.

“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, shkruan Osmani.

Në këtë video, Osmani ka përfshirë fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, parakalimin para FSK-së me Rifat Jasharin, takimin me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, prezantimin në media ndërkombëtare.

Escobar, Osmanit: Jeni garantuesi kryesor dhe trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë
Lexo po ashtu Escobar, Osmanit: Jeni garantuesi kryesor dhe trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë

E para e shtetit ka prezantuar po ashtu takimin me presidenten amerikan, Joe Biden, gjersa po ashtu ka vendosur deklaratën e të dërguarit amerikan për dialogun, Gabriel Escobar i cili në një takim me Osmanin i kishte thënë “Ju jeni garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, ndaj ju falënderoj për këtë”. /Telegrafi/