LAJMI I FUNDIT:

Ju duan me gjithë zemër: Në këto shenja horoskopi lindin meshkujt më besnikë!

Ju duan me gjithë zemër: Në këto shenja horoskopi lindin meshkujt më besnikë!
Foto: Shutterstock

Ndërsa disa njerëz pëlqejnë flirtin dhe “bredhjen”, disa shenja të zodiakut janë gjithmonë besnikë pa rezervë ndaj partnerëve të tyre.

Këto janë katër shenjat më besnikë të horoskopit, të cilët besojnë fuqishëm në idenë e monogamisë dhe kultivojnë lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme, sipas fjalëve të astrologëve:


Binjakët

Binjakët nuk dashurohen lehtë, mirëpo kur ndodh të dashurojnë, atëherë e bëjnë me gjithë zemër. Kur vërtet dashurohen, harrojnë personat e tjerë dhe e duan partnerin e tyre me pasion dhe me besnikëri.

Gaforrja

Personat e lindur në këtë shenjë kanë ide tradicionale dhe kërkojnë lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme. Familja ka rol të rëndësishëm në jetët e tyre dhe më shumë se çdo gjë e dëshirojnë vendin të cilin mund ta quajnë shtëpi të tyre.

Akrepi

Akrepat janë njerëz të pasionuar dhe intensivë. U nevojitet pak kohë në mënyrë që të hapen dhe t’u tregojnë njerëzve të tjerë anën e tyre emocionale, mirëpo njëherë kur e bëjnë këtë, atëherë nuk ka kthim prapa.

Peshqit

Personat e lindur në këtë shenjë janë të ndjeshëm dhe qenie emocionale të cilat nuk dëshirojnë të hyjnë në lidhje e cila nuk është lidhje monogamie. Kur janë të dashuruar, i përkushtohen tërësisht atij personi dhe më shumë se çdo gjë dëshirojnë lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/