LAJMI I FUNDIT:

JOZEFINË

JOZEFINË
Chris Rea (Foto: Georgios Kefalas/Keystone, Basel, 2017)

Nga: Chris Rea (albumi “Shamrock Diaries”, 1985)
Përktheu: Besnik Hamiti

Shiu rrah dritaren time
Mendjen e kam te ti
Me lot lagur jastëku
Por do t’ia dal mbanë


Jozefinë
Do ta fal dashurinë time
Çfarëdo që bëj
E bëj veç për ty

Tash stuhia po afrohet
Por, ende mund të fluturoj
Se arsyeja je ti
Je qielli im pa re

Jozefinë
Do ta fal dashurinë time
Çfarëdo që bëj
E bëj veç për ty

Një jetë e pakuptimtë
Unë po largohesha
Në dimrin më të acartë
Nata bëhet ditë

Jozefinë
Do ta fal dashurinë time
Çfarëdo që bëj
E bëj veç për ty