LAJMI I FUNDIT:

Joz Marku mbyll llogarinë e tij në Instagram

Joz Marku mbyll llogarinë e tij në Instagram

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

I njëjti të shtunën goditi me shuplakë Gjestin, derisa po largohej nga shtëpia e famshme, si i eliminuari i radhës – ndonëse kjo situatë u komentua me të madhe në rrjet.

Ai më pas u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen, ku deklaroi se ‘po e provokonte tërë kohën’.


Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, tani bëhet e ditur se llogaria e tij në Instagram nuk figuron më.

Kjo mbase mund të jetë bërë nga vet ai për shkak të presionit dhe komenteve negative në rrjet.

Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania

Mbetet për t’u parë ditëve në vijim dhe nëse do të ketë një sqarim nga ana e Jozit.

Finalja e madhe e Big Brother vlen të ceket se do të mbahet më 19 prill (e shtunë). /Telegrafi/