Mbi shoqërinë, rolin e bizneseve brenda shoqërisë, përgjegjësinë sociale e shumë gjëra të tjera, sot bashkëbisedojmë me shefin ekzekutiv dhe themeluesin e Gjirafa, Mërgim Cahani.

Për Mërgimin tashmë i dimë arritjet profesionale, gradat akademike dhe kontributin në ambientin e të bërit biznes në Kosovë, ndërsa sot, theksi është te bizneset si entitete që bashkë-ndjejnë me shoqërinë ku operojnë e bëjnë biznes.

Mërgim, cili është roli i bizneseve, qofshin të vogla, të mesme, apo korporata, në shoqërinë ku ato “jetojnë”?

Mërgim Cahani: Në përgjithësi, kompanitë ekzistojnë për të qenë vlerë e shtuar për shoqërinë. Një mënyrë se si arrihet kjo është përmes ofrimit të shërbimeve dhe produkteve. Dhe këtë e bëjnë duke ia ofruar ato shoqërisë me cilësi të lartë dhe inovative, si dhe kosto të favorshme për konsumatorët.

Reklama
Reklama

Në anën tjetër, kompanitë janë vlerë e shtuar për shoqërinë përmes kontributit të dhënë drejt mirëqenies së shoqërisë. Dhe kontributin drejt mirëqenies së shoqërisë e arrin përmes aktiviteteve që bien në kuadër të përgjegjësisë shoqërore, veçanërisht ndaj komunitetit në të cilin operon dhe zhvillon aktivitetet e saj ekonomike.

A mendon që ekziston një kulturë e tillë në Kosovë?

Mërgim Cahani: Besoj që duhet të punohet më shumë në këtë drejtim. Duke pasur parasysh të kaluarën përmes të cilës ka kaluar Kosova dhe ekonomia e saj, por edhe faktin se një pjesë e madhe e bizneseve në Kosovë kanë qenë për një kohë të gjatë të fokusuara në mbijetesë, ato edhe nuk kanë pasur në vëmendje të theksuar përgjegjësinë shoqërore korporative.

Reklama
Reklama

Tani që veç kemi një numër të konsiderueshëm të kompanive të qëndrueshme në vend, besoj që është kohë e mirë që të kemi parasysh kontributin tonë në shoqërinë ku jetojmë.

Si e sheh Gjirafa vetën në krejt këtë mes?

Mërgim Cahani: Gjirafa është shtëpia e krijimit të mundësive për novatorët në zhvillimin e ideve teknologjike, krijimin e produkteve, dhënien e shërbimeve të përsosura si dhe krijimin e vendeve të punës, veçori të cilat stimulojnë rritje ekonomike vendore dhe botërore.

Gjirafa beson në ndikimin pozitiv që mund ta kemi në mjedisin vendor, duke përkrahur shoqërinë tonë si tërësi.

A mund të na shpjegosh çka është Joy from GjirafaMall?

Reklama

Mërgim Cahani: Joy from GjirafaMall është pikërisht ajo për çka folëm deri tani, pra, një iniciativë për t’ia kthyer të mirat shoqërisë në të cilën ne operojmë. Kur dikush bën blerje online, atëherë me siguri se kanë dëgjuar për GjirafaMall.

Reklama

Dhe Joy from GjirafaMall është një iniciativë e ndërmarrë nga GjirafaMall, e cila i ofron përdoruesve (konsumatorëve) zgjedhjen për të dhuruar një përqindje të shumës së shpenzuar në Joy from GjirafaMall për organizatat bamirëse të zgjedhjes së tyre. Të gjitha donacionet që mblidhen trajtohen nga Joy from GjirafaMall dhe dhurohen për organizatat jofitimprurëse bazuar në përzgjedhjet e bëra nga klientët. Shpërndarja e mjeteve te organizatat përfituese bëhet katër herë në vit.

Reklama

Joy from GjirafaMall u nis në prill të vitit 2022 dhe aktualisht platforma mbështet shtatëmbëdhjetë organizata jofitimprurëse, si: Handikos-Prishtinë, Autizmi, Down Syndrome Kosova, Jahjaga Foundation, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Care for Kosovo Kids, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, Shoqata e Grave në Përkrahje të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, You Can Do, Bonevet, Shoqata Kosovare për Belbëzim, Autizmi Flet, Replay Peace dhe Action for Health.

Reklama

Joy from GjirafaMall është e hapur për pjesëmarrje edhe për organizata të tjera bamirëse me veprimtari në Republikën e Kosovës. Përdorimi i Joy from GjirafaMall është shumë i thjeshtë. Megjithatë, ka edhe përdorues që nuk janë të sigurtë se si funksionon apo si ta përdorin në mënyrë të duhur, por që Kujdesi ndaj klientit ofron ndihmë për të lehtësuar këtë proces.

Reklama

Atëherë, si funksionon “Joy from GjirafaMall”?

Mërgim Cahani: Në mënyrë që të kemi një kuptim më të plotë, do ta sqarojmë iniciativën nga dy këndvështrime; përkatësisht, nga pikëpamja e konsumatorit dhe nga ajo e organizatave bamirëse jofitimprurëse.

Nisur nga këndvështrimi i konsumatorit, Joy from GjirafaMall nuk është shumë ndryshe nga platforma e GjirafaMall dhe pas regjistrimit në llogari personale klienti mund të bëj blerje ashtu siҫ bën normalisht, ku të gjitha produktet në platformën Joy kanë të njëjtin çmim, tarifa të
transportit, norma të taksave dhe zbritje, njëjtë sikur në GjirafaMall.

Reklama

I vetmi dallim qëndron në veçorinë shtesë e cila i lejon konsumatorit përzgjedhjen e njërës nga organizatat bamirëse pjesëmarrëse për dhurim të donacionit para përfundimit të blerjes.

Reklama

Dallimi është që blihet direkt në këtë link: https://joy.gjirafamall.com. Shtrohet pyetja, pse të blejmë në Joy from GjirafaMall? Sepse, të gjitha donacionet e bëra nëpërmjet Joy from GjirafaMall paguhen nga GjirafaMall, që nënkupton se konsumatori nuk do të ketë kosto shtesë gjatë përdorimit të Joy from GjirafaMall.

Ndërsa, shikuar nga këndvështrimi i organizatave pjesëmarrëse, Joy from GjirafaMall ka për qëllim mbështetjen e të gjitha organizatave bamirëse ose jofitimprurëse në vend të cilat kualifikohen për pjesëmarrje në program. Pra, për të përfituar donacione, organizatat së pari duhet të regjistrohen në program.

A mund të na shpjegosh si mund të kualifikohesh për pjesëmarrje në Joy from GjirafaMall?

Reklama
Reklama

Mërgim Cahani: Për t’u kualifikuar, organizata duhet të jetë organizatë e regjistruar si OJQ në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, të pranoni kushtet e marrëveshjes së pjesëmarrjes, si dhe të aplikoni në mënyrë elektronike.

Organizata e juaj do të bëhet pjesë e listës së bamirësisë vetëm pasi që aplikacioni i organizatës shqyrtohet dhe miratohet nga stafi përgjegjës i Joy from GjirafaMall. Në fakt, për të mësuar më shumë rreth kritereve të regjistrimit, ju mund të vizitoni Joy from GjirafaMall.

Për fund, shpresoj që këto informata t’ju kenë ndihmuar sado pak që të kuptoni më shumë se si funksionon Joy from GjirafaMall. Dhe natyrisht, mos harroni të vizitoni joy.gjirafamall.com, sepse me ty fillon lumturia. /Telegrafi/

Reklama
Reklama