LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Nëse Boban Iliq akuzohej për vrasje, gjykata do të sillte aktgjykim shfajësimi (Video)

Joveski: Nëse Boban Iliq akuzohej për vrasje, gjykata do të sillte aktgjykim shfajësimi (Video)

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, ka folur edhe një herë në lidhje me rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu, nga Boban Iliq.

Joveski në konferencë për shtyp deklaroi se nëse aktakuza ndaj Boban Iliqit në këtë rast do të ishte për “vrasje”, atëherë sipas tij, gjykata do të sillte aktgjykim shfajësimi, me çka Boban Iliq do të lihej i lirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë disa herë kam thënë se Prokuroria në këtë rast po punon që të përmbushet drejtësia. Prokuroria rikualifikoi aktakuzën pasi ishte e sigurtë se për akuzën e dorëzuar, gjykata do të sillte aktgjykim shfajësimi. Kam thënë se kjo nuk varet nga vullneti Prokurorisë, por kualifikimin e lëndës e caktojnë provat e rastit”, tha Joveski.

Përndryshe, para disa ditëve Prokuroria Themelore vendosi që lëndën në rastin e vrasjes së Almir Aliut ta rikualifikojë nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”, gjë që shkaktoi reagime të shumta në opinion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori