LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq: Kam paralajmëruar për domosdoshmërinë e ballafaqimit me realitetin në Kosovë

Jovanoviq: Kam paralajmëruar për domosdoshmërinë e ballafaqimit me realitetin në Kosovë

Lider i partisë Liberale Demokratike në Serbi (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se të gjithë deputetët duhet t’i përgjigjen thirrjes në seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, duke vlerësuar se çështja e Kosovës nuk është vetëm një çështje e brendshme e Serbisë, por çështje nga e cila varet e ardhmja e të gjithë rajonit.

Jovanoviq, sië raporton “B92” ka theksuar se seanca e Parlamentit për Kosovën është një mundësi që në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme të bisedojmë mes vete  dhe se Serbia po përballet me sfida serioze dhe ruaje normalitetin në shoqëri.


“Qëndrimi ynë për këtë çështje më së paku varet nga ajo që do të thonë Vuçiq, i cili do të paraqitet atje, apo çfarë do të thotë pjesa nacionaliste të opozitës, e  cila ndoshta këtë herë do të del nga çadra dhe do ta kalojnë rrugën për të hyrë në sallë. Edhe për njërën edhe për të tjetrën palë ne jemi ‘tradhtarë’, sepse me kohë i kemi paralajmëruar se në Serbi është i domosdoshëm ballafaqimi me realitetin e Kosovës, të cilin mund dhe nuk duhet ta injorojmë”, tha Jovanoviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, është i nevojshëm një kompromis me shqiptarët e Kosovës me çdo kusht, dhe se  kompromisin duhet ta përcjell një paqe e përhershme, e cila do t’ua mundësonte njerëzve të jetojnë lirshëm, të punojnë dhe të bëjnë biznes.

“Çdo opsion tjetër na çon në margjinalizim të mëtejmë, në të cilin do të jemi vetëm, pa mirëkuptimin e botës për ne dhe për marrëdhëniet tona”, tha Jovanoviq.

Ai gjithashtu thotë se LDP asnjëherë nuk u largua nga debati parlamentar, e nuk do të ikë as tash, duke filluar nga dita që Kosova e shpalli pavarësinë.

“E dinim se cili është çmimi i injorimit të realitetit dhe i paralajmëruam të gjithë në  Serbi se do të përfundojmë në qorrsokak, të vetëm, dhe se mos pranimi i zgjidhjeve të ofruara atëherë na çon tek zgjidhje edhe më të rënda për ne dhe interesat tona”, kujton Jovanoviq.

Ai thotë se 11 vjet më pas do të diskutohet për Kosovën, por  të privuar për një dekadë të tërë për zgjidhje dhe propozime të mira”. /Telegrafi/