LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq: Deklaratat e krerëve serbë për Trepçën sikur “hapa qetësues” për popullin

Jovanoviq: Deklaratat e krerëve serbë për Trepçën sikur “hapa qetësues” për popullin

Lideri i Partisë Liberale-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq,  gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë ka thënë se deklaratat e fundit të presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, për ligjin për Trepçën, të miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, nuk duhet të jenë alibi dhe ‘hapa qetësues’ për opinionin në Serbi.

Me këtë rast, Jovanoviq i ka pyetur krerët serbë, kryeministrin Aleksandar Vuçiq, presidentin Tomisllav Nikolliq, dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq,  se cilat janë “vijat e kuqe” për sa i përket politikës ndaj Kosovës.


Presidenti i Serbisë, Nikolliq, kishte deklaruar se ajo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me Trepçën dhe Telekomunikacionin është plaçkitje dhe se Serbia këtë nuk mund ta pranojë. Ai ka thënë se kjo është “vijë e kuqa” për të cilën autoriteteve në Prishtinë, por edhe BE-së duhet dërguar mesazh të qartë.

Jovanoviq tha se krerët serbë po vazhdojnë me deklarata për konsum të brendshëm, për të vazhduar pastaj me veprime krejtësisht të kundërta.

Ai ka thënë se i vjen mirë që është ngritur dukshëm numri i atyre njerëzve të cilët në ndërkohë e kanë kuptuar vlerën e politikës dhe të qëndrimeve të cilat LDP i përfaqëson, duke shtuar se këto janë qëndrime që i imponon jeta.

Çedomir Jovanoviq njihet në Serbi, Kosovë dhe rajon veçanërisht për deklaratat e tij se pavarësia e Kosovës është një realitet që duhet pranuar. /Telegrafi/