LAJMI I FUNDIT:

Jota, Nunez, Firmino të gjithë jashtë përzgjedhjes – Tre mënyra se si sulmi i Liverpoolit mund të rreshtohet kundër Unitedi

Jota, Nunez, Firmino të gjithë jashtë përzgjedhjes – Tre mënyra se si sulmi i Liverpoolit mund të rreshtohet kundër Unitedi

Darëin Nunez është suspenduar për tre ndeshjet e ardhshme në Ligën Premier pasi mori karton të kuq ndaj Crystal Palaces.

Diogo Jota do të mungojë për të paktën katër javë të tjera pasi ai rikuperohet nga një lëndim i pësuar në para-sezon. Roberto Firmino humbi ndeshjen e mbrëmshme po ashtu nga një lëndim dhe tani ka shumë pak shanse që ai të mund të luajë kundër Manchester United javën e ardhshme.

Për herë të parë ndoshta, Jurgen Klopp nuk ka asnjë sulmues për të organizuar sulmin e tij të zakonshëm me tre lojtarë. Ndërsa Mohamed Salah dhe Luis Diaz padyshim do të startojnë, këtu janë tre opsione që mund të përdorë Klopp kundër Djajve të Kuq.


Renditen top 10 klubet më të mira në botë – dominojnë ato nga Anglia
Lexo po ashtu Renditen top 10 klubet më të mira në botë – dominojnë ato nga Anglia

Opsioni 1: krahu i djathtë Elliott, Salah në qendër

Ne pamë Harvey Elliott duke luajtur shumë i avancuar në krahun e djathtë mbrëmë. Ai e nis si mesfushor i djathtë, por shpenzon më shumë kohë në pjesën e kundërshtarit sesa të tijën.

Ndërsa Salah përdoret më së miri si anësor me aftësinë e tij për të goditur dhe gjetur një pasim, rekordi i tij si qendërsulmues është i mahnitshëm – sipas Transfermarkt, ai ka luajtur 38 ndeshje në atë pozicion dhe ka shënuar 30 gola me 11 asistime!

Opsioni 2: Trent si 9-sh fals

Pjesa më befasuese e përjashtimit të Nunezit ishte se si luante Liverpool më pas – Trent Alexander-Arnold ishte 9-shi fals për gati gjysmë ore!

Trent nuk e ka luajtur kurrë atë rol më parë dhe sinqerisht, ai nuk luajti shumë mirë atje. Pozicioni i tij ideal është ende mbrojtësi i djathtë apo edhe krahu i djathtë.

Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat
Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Megjithatë, përdorimi i tij në qendër sigurisht që do të adresojë disa çështje kreative që kemi me mesfushën që po përballet me një krizë dëmtimi. Kjo gjithashtu do t’i mundësojë Ellitot të lëvizë përpara dhe Salah të lëvizë në qendër me Trent duke luajtur pasime si nga ana e kundëraksionit ashtu edhe nga fusha qendrore.

Sigurisht që do të jetë një eksperiment interesant nëse Klopp e realizon këtë.

Opsioni 3: Formacioni 4-4-2

Liverpooli nuk e përdor fare formacionin 4-4-2, pasi ka luajtur me tre sulmues për 99 për qind të kohës së Klopp. Megjithatë, rrethanat janë jashtë kontrollit të trajnerit tani.

Elliott pati një lojë të mirë si mesfushor i krahut të djathtë dhe ka kuptim ta mbajmë atë atje. Naby Keita mund të hyjë në krahun e majtë.

Ky formacion nuk do të jetë aq i ngurtë sa tregohet më sipër, pasi lojtarët e Liverpool shpesh ndërrojnë pozicionet me lojën. Elliott shkon në qendër, Salah lëviz gjerësisht, Robertson vjen për të lënë Diaz të luajë në qendër – sigurisht që ka disa ndryshime interesante që Klopp mund të bëjë në lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Ndërkombëtare
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Serie A
Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

La Liga
Man Utd, Liverpooli dhe Aston Villa vështrojnë yllin e Barcelonës

Man Utd, Liverpooli dhe Aston Villa vështrojnë yllin e Barcelonës

Premier League
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori