LAJMI I FUNDIT:

Josifovska: Kam nënshkruar vetëm mendimet procedurale, hetimet dhe aktakuzat janë nënshkruar nga Janeva

Josifovska: Kam nënshkruar vetëm mendimet procedurale, hetimet dhe aktakuzat janë nënshkruar nga Janeva

Me dëgjimin e dëshmitares Elizabeta Josifovska, ish-zëvendëse e Katica Janevës, sot në Gjykatën Penale vazhdoi rasti “Haraçi”.

Prokurorja Josifovska e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthimin e pasaportës të Jordan Kamçev, i akuzuar në lëndën “Perandoria” të PSP-së. Ajo tha se kur dhe si e ka nënshkruar mendimin për dhënien e pasaportës të përkohshme për Jordan Kamçev, ndërsa shtoi se urdhërat për hetime dhe aktakuza i ka nënshkruar vetëm Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Më 2 maj 2019 e kam nënshkruar mendimin për dhënien e pasaportës së përkohshme për të dyshuarin Jordan Kamçev. Gjatë nënshkrimit të të gjitha akteve në PSP, kishte procedurë. Të gjithë prokurorët, edhe unë, aktet e përgatitura i dorëzonim tek zyra e prokurorit publik special, i cili në mënyrë speciale e njoftonte prokurorin publik. Edhe unë edhe Lençe, në mungesë të Janevës i kemi nënshkruar ato akte. Aktin që unë e nënshkrova nuk ka qenë në mënyrë të zakonshme, ai akt më erdhi në fund të orarit të punës. Mendimi ishte përgatitur dhe nuk erdhi nga kabineti i shet. Më thanë se duhet ta nënshkruajë të jap mendim pozitiv. E dija se Stefanova dhe Janeva mungojnë, e pyeta bashkëpunëtoren nëse Stefanvoa është në dijeni, më tha që jo”, tha Josifovska në dëshminë e saj.

Ajo më tej tregon se ka qenë e detyruar ta nënshkruajë atë mendim sepse ka qenë urdhër i prerë nga Janeva.

“E kontaktova Sanja Dimovskën, shefe e kabinetit të prokurorit special, dhe Lile Stefanovën. Dimovska më tha se është urdhër nga prokurorja speciale, dhe ky mendim duhet të nënshkruhet. Më tha se është udhëzim i prokurores speciale dhe se ekzistojnë disa arsye për urgjencë. Stefanova nuk ishte e njoftuar për këtë mendim, nuk pajtohej, sepse ekzistonte rrezik real që Kamçev të ikë, sepse kishte shtetësi të dyshtë. Thash se patjetër duhet ta nënshkruajë dhe nuk kam të drejtë ta ndryshoj këtë gjë. Përsëri komunikova me Dimovskën, dhe përsëri më tha se është urdhër, dhe unë e nënshkrova”, tha Josifovska.

Ajo potencoi se ka nënshkruar vetëm mendime ndërsa urdhërat për hetim dhe aktakuza i ka nënshkruar vetëm Janeva.

Ndryshe në rastin “Haraçi” deri tani fajin e ka pranuar vetëm Zoran Milevski, ndërsa Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva ende janë nën akuzë. Kjo e fundit së fundmi u lirua në paraburgim shtëpiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori