Dy basketbollistë të Sigal Prishtinës janë futur në TOP 10-shen e lojtarëve më të mirë të xhiros së dytë të Balkan League-së, ka njoftuar portali ekskluziv për basketboll, Eurobasket.

Në llogarinë që e bën ky portal në bazë të statistikave dhe formulës speciale, fundori i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, ka arritur që të hyjë në TOP 3 derisa, Dardan Berisha ka arritur të zë vendin e pestë në kuadër të dhjetëshes më të mirë të xhiros së dytë të Balkan League.


Vendi i parë i ka takuar serbit Ivan Miskovic të ekipit të Kumanovës, derisa i dyti në këtë listë ka qenë Stanimir Marinov, bullgari që u dallua në ndeshjen e humbur të ekipit të tij këtu në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndaj Sigal Prishtinës.

Kendrick Jones ka qenë basketbollisti më i vlerësuar i xhiros së parë të Balkan League duke qenë i pari në TOP 10, derisa pas tij janë renditur Ivan Miskovic, Nemanja Vranjes, Slobodan Bozovic, K’Zell Wesson, Manuel Johnson, Fred House, Hristo Zahariev, Milandin Pekovic dhe Rade Dzambic. /Borozani/Telegrafi/ 

telegrafi sport app