Jolla prezanton modelin e parë të telefonit në Sailfish OS

Jolla Smartphone tani është në dispozicion për blerje në Finlandë, ndërsa ky model do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuara për fillim, apo vetëm 450 njësi në ditën e parë.
Ky është modeli i parë i telefonit të linjës Jolla, i cili do tu dërgohet përdoruesve të cilët e kanë para-paguar përmes operatorit mobil finlandez DNA, ndërsa sasia tjetër do të paraqitet në treg në ditët në vijim.
Jolla gjithashtu planifikohet të zbarkojë në tregun japonez dhe vendet tjera të Evropës.
Ky model i telefonit pritet të bëhet i famshëm para lansimit zyrtar, pasi që mendohet se para lansimit zyrtar telefoni është para-porositur deri në 50 mijë njësi. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
27/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































