LAJMI I FUNDIT:

Johnson publikon një video-apel për publikun rus: Putin akuzohet për krime lufte në Ukrainë

Johnson publikon një video-apel për publikun rus: Putin akuzohet për krime lufte në Ukrainë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka publikuar një video në mediat sociale drejtuar publikut rus në të cilën thotë se trupat e vendit të tyre po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Në videon e publikuar nga “Downing Street No 10” në Twitter, kryeministri britanik inkurajon rusët të përdorin një lidhje interneti VPN për të pasur “qasje në informacione të pavarura” dhe më pas të ndajnë të vërtetën.

“Presidenti juaj e di që nëse ju do të mund të shihnit se çfarë po ndodh, nuk do ta përkrahnit luftën e tij”, pohoi ai.

“Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, të cilat me krenari i përshëndesin djemtë e tyre ndërsa nisen për t’iu bashkuar ushtrisë. Ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë”, shtoi Johnson.

Duke folur rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se nuk beson se presidenti po vepron në emër të popullit të tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/10DowningStreet/status/1511388539916804108

Në trend Botë

Më shumë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Botë
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Kalo në kategori