LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp padit ish-gruan Amber Heard, kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

Johnny Depp padit ish-gruan Amber Heard, kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje
Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Jason Merritt/Getty Images for Art of Elysium/Guliver)

Johnny Depp ka ngritur padi kundër ish-gruas së tij, Amber Heard dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh (44 milionë euro) për shpifje.

Çifti u nda në vitin 2016, ndërsa aktorja ishte ankuar për dhunë familjare, teksa për të njëjtën gjë kishte shkruar në një artikull në Washington Post në dhjetor të vitit të kaluar.

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Alison Buck/Getty Images/Guliver)

Në shkrimin e saj, 32-vjeçarja pohonte se ka qenë viktime e abuzimit familjar duke iu referuara aktorit, edhe pse emri i Depp nuk është përmendur specifikisht.


Ekipi ligjor i 55-vjeçarit ka thënë se, sipas artikullit, Depp ka ushtruar dhunë kundër Amber gjatë martesës së tyre, gjë që ai e mohon në mënyrë kategorike.

Të gjitha lajmet nga Johnny Depp
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp

“Znj. Heard ka shkruar nga perspektiva ‘e një figure publike që flet për abuzimin familjar’… Artikulli vë në pah argumentin, sipas të cilit, znj. Heard ka qenë viktimë e dhunës familjare dhe z. Depp ka ushtruar dhunë familjare ndaj saj…”.

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Kjo nënkupton se z. Depp është një ushtrues i dhunës familjare, gjë që është kategorikisht dhe është dëshmuar si gënjeshtër. Z. Depp asnjëherë nuk ka abuzuar me znj. Heard. Akuzat e saj ndaj tij kanë qenë të rreme kur janë thënë në vitin 2016”.

“Kanë qenë një mashtrim i përgatitur për të gjeneruar publicitet për znj. Heard dhe për ta avancuar në karrierë”, thuhet mes tjerash në dokumentet e dërguara në gjykatë nga avokatët e aktorit.

Nga ana tjetër, avokati i Amber ka thënë për People se kjo është vetëm një përpjekje e radhës nga Depp për ta heshtur klienten e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori