LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp emocionon fansat teksa shfaqet me pamje të re nga koncerti i fundit në Zvicër

Johnny Depp emocionon fansat teksa shfaqet me pamje të re nga koncerti i fundit në Zvicër

Johnny Depp më në fund po fillon të përshtatet me jetën e rregullt, të paktën aq sa mund të bëhet kur je aktor fitues i çmimeve, i cili sapo ka dalë nga një prej gjyqeve të profilit të lartë, ku edhe u shpall fitues.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka kaluar shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar që nga përfundimi i gjyqit, i cili e shpalli fajtore ish-partneren e tij, Amber Heard, për një tekst të shkruar në 2018 në “Washington Post”.

Megjithatë, Depp tani është larguar nga Anglia dhe momentalisht është në Evropë, ku destinacioni i tij më i fundit është Zvicra.


Pas një koncerti në Montreux të premten, aktori i kthyer në këngëtar u fotografua duke ua bërë me dorë fansave nga autobusi i tij, ndërsa shfaqte gjithashtu një pamje të re.

Johnny Depp ‘godet’ ish-bashkëshorten Amber Heard në albumin e ri me Jeff Beck
Lexo po ashtu Johnny Depp ‘godet’ ish-bashkëshorten Amber Heard në albumin e ri me Jeff Beck

Gjerdanët dhe syzet kompletuan veshjen e Johnny Depp

Kjo pamje e re ishte në përputhje me mënyrën se si Depp është veshur më parë, me një numër gjerdanësh argjendi.

Ndërkohë, flokët e tij natyral të çrregullt dukeshin një nuancë më të çelur se javët e fundit.

Johnny Depp (Foto: Twitter)

Kur Depp u zhvendos në pjesën e përparme të autobusit për t’u përshëndetur me fansat, shihej një numër i madh i aksesorëve për të kompletuar ansamblin.

Johnny u largua nga autobusi i turneut, këtë herë duke shtuar një kapelë Fedora mjaft tërheqëse, me ngjyrë të kuqe, përpara se të zhvendosej në një vend tjetër në Zvicër.

Johnny Depp (Foto: Twitter)

Në karrierën e tij të re si muzikant, artisti dihet se punon së bashku me disa prej emrave më të mëdhenj dhe projekti i tij i fundit është një album me 13 këngë të realizuar së bashku me mikun e tij, Jeff Beck. /Telegrafi/

Johnny Depp (Foto: Twitter)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Magazina
Një moment i sikletshëm mes Princit Harry dhe Meghan Markle - kjo e fundit nuk ia jep dorën burrit të saj

Një moment i sikletshëm mes Princit Harry dhe Meghan Markle - kjo e fundit nuk ia jep dorën burrit të saj

Magazina
Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
Si duket procesi i zgjedhjes së një Pape të ri? Filmi

Si duket procesi i zgjedhjes së një Pape të ri? Filmi "Conclave" ofron një pasqyrë të procedurës misterioze të kësaj çështje

Magazina
Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'

Magazina
Kalo në kategori