Joaquin Phoenix do të interpretojë rolin e Jokerit në filmin e ri që gjendet DC Univers, i cili thuhet se është shumë më i errët se paraardhësit e tij.

Filmi do të drejtohet nga regjisori i filmit "The Hangover", Todd Philips, i cili do të jetë edhe bashkautor i skenarit të filmit së bashku me Scott Silver.


Prodhuesi ekzekutiv i filmit është regjisori legjendar, Martin Scorsese, i cili njihet për shumë filma që kanë fituar edhe Oscar.

joaquin phoenix the master

Revista Varity shkruan se sipas idesë së Philips dhe Scorseses, Joker duhet të portretizohet si një komedian i dështuar.

Warner Bross. njofton se ky është një film që i takon universit të ri kryeqytetit amerikan, Uashingtonit për të cilin studioja ka përgatitur një buxhet prej 55 milionë dollarësh.

Ndryshe, sipas mediave amerikane fillimi i xhirimeve do të nis në muajin shtator të këtij viti. /Telegrafi/