Jo vetëm McTominay, edhe një tjetër lojtar i Man United pritet t'i bashkohet Napolit

Një prej lojtarëve aktual të Manchester United pritet t’i bashkohet Scott McTominay tek Napoli së shpejti. 28-vjeçari u transferua në Serie A në gusht të këtij viti në një marrëveshje të vlefshme prej 25.7 milionë eurosh. Deri më tani, ai ka shkëlqyer nën urdhrat e Antonio Contes, me McTominay që ka luajtur në 13 nga 16 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kampionat, duke shënuar tre gola dhe duke bërë dy asistime. Një tjetër ish-lojtar i Unitedit, Romelu Lukaku po ashtu po shijon jetën në Itali, pasi me gjashtë golat dhe katër asistimet e tij, ka ndihmuar klubin të ngjitet në pozitën e dytë në tabelë.
Sipas The Athletic, Napoli është futur në treg në kërkim të një mbrojtësi dhe tashmë është raportuar se po e konsiderojnë Harry Maguire si një opsion të mundshëm. Reprezentuesi anglez nënshkroi për Unitedin nga Leicester City për një shifër rekord botërore prej 80 milionë eurosh në gusht të 2019.





















































