LAJMI I FUNDIT:

Jo një por dy, shoferi i kamionit përplas veturat derisa tenton të parkohet – pamjet bëhen virale

Jo një por dy, shoferi i kamionit përplas veturat derisa tenton të parkohet – pamjet bëhen virale

Ky është momenti kur një shofer kamioni ka vështirësi ta parkojë mjetin e tij para shtëpisë në Glasgow.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shoferi i kamionit Mercedes Sprinter, derisa lëviz mbrapa godet një veturë të parkuar, e me të lëvizur para përplas një tjetër, transmeton Telegrafi.


E kur pronari i veturës së parë sheh shoferin e kamionit duke ia goditur mjetin, vendosë të dalë jashtë për ta larguar.

P0r, as kjo nuk ndihmoi asgjë – pasi që shoferi i kamionit godet një tjetër, duke krijuar një skenë komike.

Ka mjaftuar që kjo video të publikohet në TikTok, dhe të “shpërthejnë” komentet dhe talljet e shumta në llogari të këtij shoferi. /Telegrafi/